Milani gënjeu për ofertën ndaj Ancelottit
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 04 December 2017
Carlo Ancelotti ka konfirmuar se është kontaktuar nga Federata Italiane e Futbollit, por dëshira e tij është të vazhdojë të drejtojë klube futbolli, ndërsa tha se Milani asnjëherë nuk e ka kontaktuar.
Ish-trajneri i Bayernit dhe shumë skuadrave të mëdha evropiane ka thënë se aktualisht futbolli italian ka shumë probleme tjera që duhet t’i zgjidhë.
Luciano Spalletti dhe Carlo Ancelotti gjatë miqësores mes Interit dhe Bayernit në International Champions Cup, e luajtur në National Stadium në Singapor (Getty Images)
“Po, Federata më ka kontaktuar, kam folur me ata. I kam thënë atyre, atë që do t’ju them juve tani, se jam i nderuar se shumë njerëz duan që unë të jem trajner i kombëtares”, ka thënë Ancelotti për spektaklin televiziv La Domenica Sportiva.
“Të jesh trajner i kombëtares dallon me atë të një klub, por unë ende shijojë stërvitjen dhe punën çdo ditore. Dhe futbolli italian ka disa probleme që duhet të zgjidhen”.
“E kuptoj se ka konflikt interesi mes klubeve dhe federatës, ashtu si në Gjermani, Francë dhe Angli, por futbolli italian ka nevojë që tani federata të rrit pushtetin mbu klubet dhe të sjellë rregulla të reja për të përmirësuar situatën”.
“Për shembull, mendoj se Serie A do të përparonte sikur numri i klubeve do reduktohej nga 20 në 18 dhe e di sa ka klube që janë të gatshme të votojnë pro kësaj”.
Por, a do të kthehej Ancelotti në Serie A, për shembull te ish-klubi i tij, Milani?, transmeton Telegrafi.
“Në muajt e fundit jam lidhur me shumë gjëra, si Kroacia, Arabia Saudite, Kina dhe Milan, Por, mund të them se nuk kam folur asnjëherë me drejtorët e rinj të Milanit”.
“Serie A aktualisht është liga më interesante në Evropë, ka shumë konkurrencë, për dallim nga Franca”.
Ancelotti u pyet edhe se a do pranonte punën si trajner i Juventusit në rast se do i ofrohej.
“Të gjithë e dinë se si është e kaluara ime, nuk shkoj në drejtim të kundër ndaj të kaluarës sime. Jam i pëlqyer nga Andrea Agnelli (presidenti i Juves), kjo pasi ai ishte vetëm fëmijë kur isha pjesë e tyre. Siç thash, nuk shkoj në drejtim të kundër me të kaluarën”.
“Ideja ime është të qëndroj kështu deri me 30 qershor. Kam një kontratë me Bayern Munichun dhe dua ta respektoj. Por, kjo nuk është një çështje pasi Italia nuk ka ndonjë angazhim deri në qershor për fat të keq”.
“Thjesht mendoj se Federata Italiane e Futbollit duhet të zgjidhë disa çështje tjera para se të punësojë trajner të ri. Nuk kam probleme me Tavecchio, nuk kam folur me atë direkt, por u kontaktova nga figura tjera të federatës”, shtoi për fund Ancelotti.
Vlen të theksohet se Giampiero Ventura u shkarkua pasi nuk arriti të dërgojë Italinë në Kampionatin Botëror 2018.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...