Lajme

Hidhet në erë makina e biznesmenit në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 03 December 2017

Makina e një biznesmeni është hedhur në erë sot në Tiranë, pas shpërthimit të një sasie të konsiderueshme eksplozivi, e aktivizuar në distancë.

Ngjarja ndodhi në orën 09:45, në afërsi të Liqenit të Thatë, kur mjeti në pronësi të biznesmenit 42-vjeçar, Ndok Rajta, i cili kishte një aktivitet në fushën e materialeve inerte, një “Volkswagen”, me targa AA 946 EF, kishte vetëm 3 minuta që ishte parkuar.

Burimet thanë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se në makinë ka qenë e vendosur një sasi prej rreth 200-300 gramësh.

-Advertisement-

Ndërsa aktivizimi i lëndës plasëse, që mendohet të ketë qenë tritol, është bërë nga distanca, me telekomandë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera