Deputetët që po i mbajnë të ngujuar kosovarët, bashkë me familjet kanë viza dhe pasaporta tjera
Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 03 December 2017
Disa deputetë po e mbajnë peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në anën tjetër, të njëjtët deputetë, me gjithë familjet e tyre, kanë pasaporta të shteteve tjera dhe mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE’së. Në disa vende, si Australia, nuk lejohet që udhëheqësit e shtetit të mbajnë më shumë se një shtetësi. Kështu, një deputeti australian, Barnaby Joyce, i ishte marrë mandati dhe i ishte ndaluar kandidimi për t’u bërë përfaqësues i australianëve.
Gati dy milionë qytetarë të mbyllur si kafshë në kafaz për shkak të inateve politike. Në këtë mënyrë, Adriatik Kelmendi, komentoi mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke ua lënë fajin partive politike të cilat po e vazhdojnë garën shkencore e pseudopatriotike me demarkacionin, i cili vazhdon të mbetet kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Por mirë, këta që po bëjnë lojëra me këtë punë i kanë pasaportat për vete dhe për familje, ose të Shqipërisë, ose të Norvegjisë, ose të Britanisë, ose të Zvicrës”, ka shtuar më tej Kelmendi.
Por, kush prej deputetëve ka pasaportë tjetër pos të Kosovës?
Janë të paktën gjashtë deputetë të Vetëvendosjes dhe Kryeministri Haradinaj që posedojnë dokumentin e udhëtimit edhe të shtetit shqiptar.
Në fakt, pos Ramush Haradinaj, edhe Dauti, vëllai i tij, si dhe familjet e tyre, posedojnë pasaporta të Shqipërisë, me të cilat lëvizin lirshëm nëpër vendet e BE’së.
Në këtë formë, Haradinaj bashkë me Albin Kurtin, Glauk Konjufcën, Visar Ymerin, Dardan Molliqajn, Aida Dërgutin e Liburn Aliun mund të shkojnë kur të duan në zonën Shengen pa pasur fare nevojë të kërkojnë viza, pasi shtetasit shqiptarë e kanë liberalizimin e vizave prej dhjetorit të vitit vitit 2010. Vizë nuk ka nevojë të kërkojë as deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, i cili ka pasaportë britanike bashkë me fëmijët e tij. Pasaportë britanike ka edhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
“Kam edhe vetë pasaportë Britanike, edhe prapëseprapë PO RRI QETU”, kishte thënë Ismaili, në një komunikim publik, kur ishte pyetur se a posedon pasaportë tjetër pos asaj të Kosovës.
Ndërkohë, pasaportë shqiptare ka edhe Rexhep Selimi, deputet i VV’së. Derisa Gani Dreshaj e Sami Kurteshi, nëse nuk kanë pasaportë të vendeve ku kanë jetuar, e kanë të rregulluar çështjen e udhëtimit pa viza.
Sidoqoftë, qytetarët tjerë të Republikës po vazhdojnë të maltretohen para ambasadave europiane në Kosovë për të marrë një cope letre për të udhëtuar jashtë Kosovës.
Më së shumti po dëmtohen qytetarët e Kosovës që kanë fituar kontrata nëpër vendet e BE’së por që nuk po mund të marrin viza ose po u shtyhet marrja e vizave për shkak të terminëve nëpër ambasada. Asnjë ambasadë nuk ka termin të lirë në gjashtë muajt e ardhshëm për të aplikuar për vizë.
Problemin e udhëtimit si dhe pritjeve të gjata në ambasadat e huaja në Kosovë nuk e ka ministri në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Ai ka deklaruar se posedon pasaportë kroate. Por, këtë pasaportë Berisha thotë se nuk e përdor.
“E kam pasaportën e Kroacisë por nuk e përdori, udhëtoj me pasaportë të Kosovës. E kam pas vizën për Kanada. Kur të më duhet për udhëtim shkoj dhe aplikoj për vizë”, ka thënë Berisha.
Edhe deputeti i AAK’së, Blerim Kuçi ka thënë se posedon vetëm pasaportën e Shtetit të Kosovës derisa ka konfirmuar se posedon vazhdimisht vizë për të lëvizur lirshëm në vendet e BE’së.
“Kam vizën biznesore’, ka thënë Kuçi për Gazetën Express.
Lirshëm për në shtetet e BE’së, mund të lëvizë edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Ai ka deklaruar se nuk ka pasaportë tjetër përveç asaj të Republikës së Kosovës duke thënë se ka vizë valide për një vit.
“Pasaportë tjetër përveç asaj të shtetit të Kosovës nuk kam. Kam vizë për të udhëtuar rreth vendeve shengen”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, ish-kryetari i komunës së Deçanit i cili tashmë është deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK’së, Rasim Selmanaj, ka thënë të dielën për Express, se nuk posedon vizë për udhëtim jashtë Kosovës. Përveç pasaportës diplomatike të Kosovës, Selmanaj ka thënë se nuk ka ndonjë pasaportë tjetër.
“Për momentin nuk kam vizë, e as pasaportë tjetër. E kemi këtë diplomatike por me të njëjtën duhet të presim”, ka thënë ai.
Edhe deputeti tjetër i AAK’së, Shkumbin Demalijaj, ka thënë se nuk ka pasaportë dhe as vizë. Ka thënë se shpreson se kah janari do të marrë një vizë për të udhëtuar zyrtarisht jashtë vendit.
Lirshëm në vendet e BE’së mund të udhëtojnë edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse të njëjtit janë më të zhurmshmit sa i përket versionit aktual të ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.
Kreu i Lëvizjes, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjofca, Aida Dërguti, sekretari organizativ Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu, janë disa nga deputetët e këtij subjekti politik të cilët në gusht të vitit të kaluar me anë të një dekreti janë pajisur nga ana e presidentit Buajr Nishani me pasaportë shqiptare.
Sidoqoftë, disa vende nëpër botë, ndalojnë zyrtarët e Shtetit të kenë edhe nënshtetësi tjera. Një deputeti në Australi i ishte marrë mandati derisa i ishte ndaluar edhe kandidimi që të bëhet përfaqësues i popullit. Fjala është për rastin e Barnaby Joyce. Australia lejon dyshtetësinë për qytetarët por jo edhe për përfaqësuesit e Shtetit, pasi konsiderohet se shkelet një nen i Kushtetutës së saj.
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...