Sport

Gremio e denoncon Barcelonën në FIFA për foton me Arthur

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 02 December 2017

Gremio ka reaguar për foton e publikuar të Arthur Melo me fanellën e katalunasve dhe ka vendosur ta denoncojë Barcelonën në FIFA.

Mesfushori 21 vjeçar, Arthur Melo, ka rritur edhe më shumë spekulimet për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”, pasi ka pozuar me fanellën e Barcelonës.

Arthur është fotografuar përkrah Andre Cury (në të djathtë të Melos me duar mbi lojtarin), një anëtar i Barcelonës (skaut) që kërkon talente.

-Advertisement-

Por, kjo foto e publikuar me lojtarin që ka kontratë me Gremion deri në vitin 2021, nuk i ka pëlqyer aspak drejtuesve të klubit brazilian dhe kanë vendosur të denoncojnë Barcelonën për mënyrën se si po tentojnë të marrin Athurin.

“Unë jam informuar vetëm sot se Barcelona dëshironte të drekonte me të dhe familjen e tij. Gremio nuk mund ta ndalojë atë, por Barça krijoi telashe për foton e publikuar. Ne do t’i shkruajmë një komunikatë FIFA-s për manipulime pas konfirmimit të mënyrës së veprimit të tyre”, tha drejtori ligjor i Gremio, Nestor Hein në një intervistë për “Estúdio Gaúcha”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera