Lajme

Haliti: Opozita ka hedhur gaz lotsjellës por nuk e di saktësisht kush

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 01 December 2017

Sot është duke u mbajtur seanca gjyqësore për katër deputetët e Vetëvendosjes, shkruan Infokusi.com

Në këtë seancë ka dëshmuar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti .

I pyetur nga gjykatësi se kush e ka hedhur gazin lotsjellës, Haliti ka deklaruar se gazi është hedhur nga opozita por nuk ka mundur ta përcaktoj se kush e ka hedhur.

-Advertisement-

Haliti ka vazhduar duke thënë se si udhëheqës i seancës ka tentuar ti vazhdojë seancat por gjendja ka qene e papërshtatshme për punë.

“Nuk ka pas mundësi që të mbahen seancat sepse të gjithë deputetët kanë dal jashtë ndërsa unë kam zbritur poshtë në mesin e grupit parlamentar të PDK-së që nga aty ta udhëheq seancën por ka pas gaz dhe ka qenë situate jonormale e punës” ka thënë ai.

Ndërsa në fund Haliti ka deklaruar se gjatë seancave nuk ka parë asnjë person të lënduar por për lëndime të deputetëve është informuar nga mediet.

Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli po akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera