Fun & Video

Ukrainë, hakmerret në gjyq duke shpërthyer dy granata

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 01 December 2017

Një person shpërtheu dy granata në një sallë gjyqi, në lindje të Ukrainës, duke vrarë veten dhe një prej të akuzuarve që po gjykoheshin për vrasje.

Shërthimet ndodhën gjatë një seance gjyqësore në qytetin Nikopol, në rajonin Dnipropetrovsk. Policia ukrainase tha se personi që hodhi dy bomba ishte babai i një prej dy viktimave të vrara në qendër të gjyqit.

Plot 9 persona të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë dy të paditurit e tjerë, dy roje, një zyrtar i gjykatës dhe disa civilë.

-Advertisement-

Tre të pandehurit akuzohen se hapën zjarr ndaj një makine dhe vranë dy pasagjerët e saj në shkurt të vitit 2016, përfshirë djalin e personit që shpërtheu granatat. Ky i fundit veproi pasi seanca u mbyll dhe gjyqtari caktoi një tjetër datë për vazhdimin e gjyqit, ndërsa të akuzuarit po merreshin nga policia.

Mediet lokale raportojnë se agresori duket të ketë vepruar për t’u hakmarrë vet ndaj vrasësve të djalit të tij, të cilët zor se do t’i shpëtonin drejtësisë me provat që ishin paraqitur kundër tyre.

Ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen, mediet shkruajnë se konflikti në lindje të Ukrainës e ka bërë shumë të lehtë zotërimin e armëve nga popullsia dhe nuk kanë munguar rastet kur njerëzit kanë bërë vet drejtësi, duke shfrytëzuar kaosin në këtë pjesë të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera