Reçica: Nuk do të lejojmë që fëmijët të bëjnë punë të rënda dhe të rrezikshme
Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 30 November 2017
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, mori pjesë në punimet e Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Rëndë të Fëmijëve.
Me këtë rast ai përgëzoi punën e KKPERF-së, dhe raportin e detajuar mbi të gjeturat e Komitetit në evidentimin e rasteve të punëve të rënda dhe të rrezikshme për fëmijët e moshës nën 18 vjet.
Ministri Reçica tha se në të ardhmen do të ketë një angazhim më të madh institucional në parandalimin dhe eliminimin e përfshirjes së fëmijëve në punët e rënda dhe të rrezikshme.
Ai u zotua se me legjislacionin aktual si dhe në reformën ligjore e cila do të avancohet, trajtimi i kësaj kategorie do të gjejë vend të merituar në shoqëri.
“Ju përgëzoj për punën e mirë, por nuk duhet të ndalemi këtu. Kujdesi për fëmijët do të jetë përherë një nga prioritetet më të mëdha të politikave tona preventive në mbrojtjen e gjeneratave tona të reja. MPMS do të ofrojë çdo herë mbrojtje institucionale në eliminimin e kësaj dukurie”, tha ministri Reçica.
Në raportin e KKPERF-së, i cili u prezantua sot dhe në të gjeturat Inspektoratit të Punës së MPMS-së, u konstatua se nga puna në terren e Inspektoratit nuk është evidentuar as edhe një rast i angazhimit të fëmijëve në punë të rënda.
Bazuar në raportin e KKPERF-së dhe zbatimin e Planit të Veprimit për vitin 2017, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe partnerët institucionalë, konstatuan se gjendja në këtë fushë është dukshëm më e mirë se vitet e kaluara.
Me këtë rast u kërkuar që data-baza të plotësohet në vazhdimësi dhe të rritet efikasiteti i bashkëpunimit nga niveli qendror me pushtetin lokal, me theks të veçantë me Qendrat për Punë Sociale.
Të tjera
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...