Sport

Montella: Po shkoja në stërvitje si çdo ditë tjetër, ja si më treguan për shkarkimin

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 29 November 2017

Vincenzo Montella tregon se si e përjetoi lajmin për shkarkimin nga Milani.

Italiani deklaroi që nuk dinte asgjë dhe se po shkonte në stërvitje, kur ia dhanë lajmin e zi, përcjellë “Lajmi.net”.

“Po shkoja në qendrën stërvitore shumë i qetë, sepse nuk dija asgjë. Ju betohem, asgjë. Isha gati të bëja stërvitjen si gjithmonë, në një ditë si të tjerat”, deklaroi Montella.

 

“Më befasoi koha kur më shkarkuan, sepse mund të kishte momente të tjera kur mund të më largonin. Këtë herë skuadra u përgjigj mirë në fushën e lojës, si në aspektin teknik, edhe në temperament”.

-Advertisement-

“Shkova në qendrën sportive dhe sekretari ynë i përgjithshëm Manxhiarano më shoqëroi te drejtori”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera