Sport

Wanda, arma e Interit për ta larguar interesimin e Real Madridit për Icardin

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 28 November 2017

Wanda Nara, agjentja dhe bashkëshortja e sulmuesit të Interit Mauro Icardit, ka shumë për të thënë në negociatat e mundshme me Real Madridit. Argjentinasi është golashënuesi i dytë më i mirë në Evropë dhe sipas mediave italiane kërkohet nga Real Madridi.

Icardi është garanci për gol. Sulmuesi i Interit ka shënuar 15 gola në 14 ndeshje në Serie A, një më shumë se Ciro Immobile i Lazios dhe vetëm pas sulmuesit të PSG-së, Edinson Cavanit, transmeton Express.

Verën që lamë pas, argjentinasi ripërtëriu kontratën me klubin dhe, sipas Corriere della Sera, ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 110 milionë euro. Mediat italiane raportojnë se Real Madridi tashmë ka pyetur për çmimin e Icardit, që shihet si zëvendësues i Karim Benzemas. Sipas këtyre mediave, ky 110 milionë euro për Icardin është çmim qesharak, duhet shumë më shumë.

-Advertisement-

Por, është Wanda ajo që ka shumë për të thënë në një transferim të mundshëm të bashkëshortit të saj në Real Madrid. Ajo do të ishte në krye të negociatave, por nuk do të ishte e gatshme të lejonte tërë familjen të largohej nga qyteti ku janë rritur pesë fëmijët e saj (dy me Icardin dhe tre me ish-bashkëshortin, futbollistin Maxi Lopez). Si familje, ata gjithmonë e kanë shfaqur në rrjetet sociale dashurinë për qytetin e Milanos.

Në anën tjetër, vetë kapiteni i Interit ka qenë i qartë së fundmi duke thënë “Nëse Real Madridi më telefonon, nuk do t’i përgjigjem”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera