Sport

Hazard tregon formulën e suksesit

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 27 November 2017

Eden Hazard e ka pranuar se në stërvitje asnjëherë nuk e jep më të mirën, pasi nuk dëshiron të rrezikojë të marrë ndonjë goditje.

Anësori i Chelseat, Eden Hazard, po shijon një sezon të mirë në Premierligë dhe kjo sipas belgut për shkak të kujdesit të veçantë. Ai thotë se Hazardi i stërvitjeve është shumë më ndryshe se ai kur zbret në fushë për t’u përballur me rivalët në Premierligë.

“Ai i mbroj këmbët në stërvitje? Po, po, po”, u përgjigj 26 vjecari fillimisht pas barazimit 1:1 të Chelseat me Liverpoolit.

-Advertisement-

“Mundohem të jem sa më i kujdesshëm në stërvitje, nuk dua të goditem apo lëndohem. Mundohem të kem sado pak pushim në stërvitje, pasi nuk kemi shumë gjatë sezonit, kështu që në stërvitje pushoj më shumë ndërsa në fushë jap gjithçka”, shtoi ai.

“Nganjëherë marr goditje të shumta në këmbë, por kjo është pjesë e futbollit dhe nuk po ankohem”.

“E di se trupi im është i fortë dhe në stërvitje do të bëjë gjithçka për të qenë sa më i sigurt. Jam edhe me fat paksa që jam i shëndosh (nuk lëndohem shumë), mundohem të kujdesem për vete sa më shumë që mundem”, theksoi mes tjerash Hazard.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera