Seks-skandalet e famshme në futboll
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 27 November 2017
Bashkëkombësi i tij Valbuena kishte xhiruar një video erotike me bashkëshorten e tij dhe Benzema e ka vënë në kontakt me persona që kanë dashur t’i bëjnë shantazh, shkruan Telesport.
Kështu, Federata Franceze ka kërkuar përjashtimin e tij nga ekipi i Deschamps. Natyrisht është një çështje e ndryshme nga ajo e De Gea-s, i cili është akuzuar për abuzime seksuale bashkë me Muniain. Ura lidhëse, sigurisht, është seksi, shkaku kryesor pse shumë lojtarë kanë përfunduar në telashe.

Benzema i ndaluar nga policia pë rastin Valbuena
Rasti që ka pasur lidhje me Adam Johnson është mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme për ish-lojtarin e kombëtares angleze, i cili është dënuar me 6 vite burg sepse kreu marrëdhënie seksuale me një vajzë 15-vjeçare. Amantino Mancini, ish-lojtar i Roma-s, Inter-it dhe Milan-it, e ka përfunduar aventurën e tij në Itali me një dënim prej 2 vitesh dhe 8 muajsh për dhunë seksuale kundrjet një vajze të njohur gjatë një feste të organizuar nga Ronaldinho. Akuzat për përdhunim kanë goditur edhe Patrick Kluivert në 1997-ën, pak muaj para kalimit të tij te Milan. Por holandezi është shpallur i pafajshëm kur është vërtetuar se akuza nuk ka pasur baza. I fundit në radhë ka qenë Robinho, i cili është dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Milanos, me akuzën se ka përdhunuar në grup një vajzë të shqiptare.

Robinho në kohën kur luante me Manchester City
Më të shumtë janë skandalet që nuk kanë lidhje me kodin penal, kryesisht në Angli, ku “tabloid”-et e famshme janë të mbushura me skandale seksuale. Nga tradhtia e John Terry me të fejuarën e shokut të kombëtares Wayne Bridge, te marrëdhëniet seksuale të Rojo (Manchester United) me një trajnere fitnesi, e cila e ka bërë publik lajmin, deri ta tradhtitë e Giggs. Në 2010-ën, në syrin e ciklonit mediatik kanë përfunduar tre lojtarë të kombëtares franceze: Franck Ribery, Sidney Govou dhe, përsëri, Karim Benzema, për shkak të lidhjes Zahia Dehar, një prostitutë që në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë minorene. Në Kupën e Konfederatave të luajtur në 2013-ën shumë lojtarë të Spanjës, pas fitores ndaj Uruguajit, që i ka siguruar kualifikimin e “Furive të Kuqe” në gjysmëfinale kundër Italisë, kanë menduar ta festojnë këtë arritje duke zhvilluar një strip poker në hotel. Alkool dhe prostituta. Gjithçka është publikuar nga mediat.

Ish-Perandori Adriano
Në këtë listë nuk mund të mungojë sigurisht Perandori, braziliani Adriano, i cili ka organizuar një festë “hot” në Rio me 18 prostituta të marra nga një bordello e Copacabana-s. Pa harruar edhe Ronaldo-n, “Fenomenin”, i cili ka rënë viktimë e shantazhit të tre transeksualëve, që ishin thirrur nga ai duke menduar se ishin prostituta. Mbrëmja nuk ka shkuar siç pritej.

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...






























