Sport

Dallimi i Arsenalit me dhe pa Shkodran Mustafin

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 27 November 2017

Qendërmbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është një nga mbrojtësit kryesor të Arsenalit këtë edicion.

Arsenal ka treguar dy fytyra të ndryshme këtë sezon dhe kjo është parë kur në lojë ka qenë ose jo qendërmbrojtësi, Shkodran Mustafi.

Futbollisti mungoi në disa ndeshje në fillim të këtij sezonit, por që nga rikthimi ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

-Advertisement-

Se sa i rëndësishëm është bërë për mbrojtjen e “Topçinjve” tregojnë rezultatet e klubit me Mustafin në ekip dhe pa të në ekip.

Pa Mustafi, Arsenali në vetëm 6 ndeshje në ligë ka pësuar 15 gola, ndërsa me Mustafin në fushë, për shtatë ndeshje, Arsenali ka pësuar vetëm një gol.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera