Lajme

Rrihen dy kunata në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 27 November 2017

Një konflikt mes dy kunatave ka përfunduar deri në dhunë fizike në një familje në Durrës.

E dhunuara, shtetasja O. P., 33 vjeçe, ka denoncuar në polici kunatën e saj më të vogël, J. P., 27 vjeçe se e ka rrahur si dhe i ka ushtruar dhunë psikologjike.

Përpos padisë, 33-vjeçarja gjithashtu ka kërkuar edhe pajisjen me urdhër mbrojtjeje që kunata e saj mos t’i afrohet nga frika e ndonjë episodi tjetër të dhunshëm. Policia, sipas durreslajm, ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 33-vjeçaren.

-Advertisement-

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera