Sport

Tronditet Milan, Juventus po ia rrëmben yllin e skuadrës

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 25 November 2017

Milanit nuk po i ecën mirë edicioni i ri në Serie A edhe përkundër transferimeve të mëdha që bëri në verë.

Klubi kuq e zi ka mbetur mbrapa në garën për titull të kampionit por rrezikon seriozisht mos pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Me mos pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve Milani do të rrezikojë edhe për ‘Fair Play’ financiar të gjobitet nga UEFA.

-Advertisement-

(Foto/Getty Images)
Drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone ka deklaruar se klubi duhet të shesë një ose dy top lojtarë nëse nuk arrijnë të futen në Ligën e Kampionëve.

E përditshmja italiane, ‘Tutto Sport’, ka shkruar se Juventusi tanimë po mendon t’ia rrëmbejë një lojtar Milanit.

Romagnoli duke festuar golin ndaj Sassuolos (Foto /Getty Images)
Bëhet fjalë për mbrojtësin italian, Alessio Romagnoli i cili shihet si e ardhmja e mbrojtjes italiane.

Juventus ka bërë gati një ofertë prej 25 milionë euro për transferimin e Romagnolit aq sa pagoi Milan dy vite më parë te Roma.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera