Sport

Gjyqtarët nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshje në San Marino

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 24 November 2017
Në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e gjyqtarëve me San Marinon, katër referë kosovarë tashmë ndodhen në këtë shtet për t’i gjykuar dy ndeshje të fundjavës.
Kryesorët, Leutrim Mustafa e Alban Shala bashkë me asistentët Fatmir Sekiraqa e Edmond Zeqirin do të referojnë të shtunën dhe të dielën.

Shala do të jetë kryesor në sfidën Virtus – Juvenes që luhet nesër, kurse Mustafa drejton derbin e së dielës me dy ekipet e para, Tre Penne – La Fiorita, raporton Gazetasheshi.com.

Asistentët janë të njëjtit në të dy ndeshjet.

Me ekspeditën kosovare ndodhet edhe kontrollori, Feriz Parllaku që do t’i vëzhgojë të dielën gjyqtarwt nga San Marino.

-Advertisement-

Ndeshjet luhen prej orës 15:00.

emo

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera