Policia e Kosovës me fushatë vetëdijesuese për dhunën në familje
Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 24 November 2017
Sot përmes një konference të organizuar nga policia e Kosovës, është bërë hapja e fushatës vetëdijesuese mbi dhunën në familje, e cila ka për qëllim definimin e rolit të burrit në parandalimin e dhunës në familje, nën sloganin “Mos e le askënd prapa”, shkruan Infokusi.com
Kjo konferencë është mbajtur nën patronatin e Policisë së Kosovës, si dhe është përkrahur nga OSBE-ja. Hapja zyrtare e fushatës vetëdijesuese fillon nga data 25 nëntor dhe mbaron me 10 dhjetor kur është edhe dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.
Tahire Haxholli nga radhët e policisë së Kosovës tha se Policia e Kosovës është njëri nga institucionet që ka një përkushtim të veçantë dhe një rëndësi të madhe në aspektin e fushës kundër dhunës në baza gjinore.
“Në policinë e Kosovës dhuna në familje trajtohet me një seriozitet të lartë”, tha Naim Rexha zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës, ku bëri lutje për zero tolerancë ndaj çdo dhune.
Jan Braathu, Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, tha se çfarë do lloj dhune është shkatërruese, ajo shkatërron shoqërinë dhe minon sundimin e ligjit.
“Nëse gratë dhe vajzat ndihen të kërcënuara atëherë çfarë është kjo shoqëri”, ka dhënë Braathu.
Kryeshefja e agjencionit për barazi gjinore, Edi Gusia ka bërë të ditur se pushteti lokal ka barrën kryesore për të ofruar ndihmën deri tek trajtimi i tyre, si dhe ka shtuare së mentaliteti ynë është shumë sfidues dhe minimizon pasojat ndaj grave.
“Mentaliteti ynë është shumë sfidues dhe minimizon pasojat ndaj grave”, ka shtuar Gusia.
Tutje Gusia ka thënë se çështjet pronësore janë ato që lënë vajzat dhe gratë në raporte të dhunshme.
“Çështjet pronësore dhe trashëgimore që lënë vajzat dhe gratë të jetojnë në raporte të dhunshme kërkojnë angazhimin e institucioneve universitetit, shoqërisë civile, medieve që të drejtën për të trashëguare dhe për ta pasur pronë të cilin vajzat dhe gratë nuk e realizojnë t’i vëmë në qendër të agjendave tona politike” është shprehur Gusia./Infokusi.com
Të tjera
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...