Lajme

Krasniqi kërkon ndërprerjen e seancës në shenjë proteste për qasjen diskriminuese të zyrtarëve të EULEX-it ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 23 November 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar nga deputetë e Kuvendit të Kosovës të lëshojnë seancën në shenjë protestë për qasjen diskriminuese të zyrtarëve të EULEX-it ndaj ish ushtarëve të UÇK-së, shkruan Infokusi.com

“Shprehë indinjatën dhe shqetësimin e thellë lidhur me raportimin e fundit të medieve ndërkombëtare dhe vendor që flasin për një qasje diskriminuese dhe paragjykuese nga zyrtarët e EULEX-it ndaj ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë gjykuar në procese të ndryshme nga prokurorët dhe gjyqtarët e këtij misioni, si shprehje e protestës dhe revoltës lidhur me këtë në sot do të lëshojmë sallën e Kuvendit” ka thënë Krasniqi

Ai gjithashtu ka kërkuar nga udhëheqësit e EULEX-it që ti ofrojmë Kuvendit dhe institucioneve tona një përgjigje zyrtare për këto akuza.

-Advertisement-

“Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka deklaruar zyrtarisht dhe publikisht se gjykatësit e EULEX-it kanë pasur qasje manipulative në rastet që ndërlidhen me ish-ushtarët e UÇK-së, në dëshmitë e tij ai ka përfshirë edhe gjykatësin kryesor në rastin “Drenica 2”, Dario Sileski ka deklaruar se të akuzuarit i ka fyer vazhdimisht duke i quajtur edhe kafshë . Kjo është më shumë se e turpshme dhe ofenduese për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës , për ne është e papranueshme dhe jashtëzakonisht joprofesionale që një qasje e tillë ka qenë mënyra e trajtimit të rasteve në fjalë. Në kërkojmë urgjentisht nga udhëheqësit e EULEX-it që ti ofrojmë Kuvendit dhe institucioneve tona një përgjigje zyrtare dhe të detajuar lidhur me këto pretendime shumë serioze, konsiderojmë se një akuzë kaq e rëndë nuk mund të lihet pa marrë përgjigje sepse edhe ne edhe qytetarët tanë duhet ta dimë të vërtetën rreth kësaj çështje” ka thënë ai

Krasniqi në fund ka kërkuar që seanca e sotme të vazhdojë nesër.

“Propozojmë që seanca e sotme të vazhdoj nesër në orën 10:00”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera