Sport

Edhe një tjetër betejë sportive mes Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 22 November 2017

Përfaqësueses U-20 të Kosovës në Hendboll për femra i ka rënë të jetë në të njëjtin grup me Serbinë në kuadër të eliminatoreve për botërorin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Hungari.

Dje u tërhoq shorti në Vjenë dhe përcaktoi Kosovën në Grupin 5, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Serbia e Sllovakia. Vetëm fituesi i grupit kualifikohet në botërorin që mbahet në Hungari në korrik të vitit të ardhshëm, transmeton Express.

Ndeshjet kualifikuese luhen prej datës 23 deri më 25 mars të vitit të ardhshëm.

-Advertisement-

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) në të kaluarën ka lejuar përballje mes Kosovës dhe Serbisë, pikërisht në hendbollin e femrave.

Në kuadër të kualifikimeve për evropianin U-19 të vitit 2015, Kosova e Serbia ishin në Grupin 3, së bashku me Sllovakinë e Rumaninë. Ndeshjet ishin luajtur në Roman të Rumanisë në prill të vitit 2015.

Kosova I kishte humbur me rezultat të lartë të tri ndeshjet. Ndaj Serbisë kishte pësuar me rezultatin 40:12.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera