Sport

Bota flet për vajzat e arta të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 20 November 2017

Xhudoja po vazhdon ta bëjë krenare Kosovën. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ia zbardhën fytyrën vendit tonë me medaljet e arta që i fituan në turneun prestigjioz “The Hague Grand Prix”.

Dhe mediet e huaja i kanë kushtuar vëmendje e hapësirë suksesit të radhës së xhudos kosovare.

“Kosova feston me dy vajza të arta në ‘The Hague Grand Prix’”, është titulli i gjigantit mediatik “Euronews”, raporton zeri.info.

-Advertisement-

“Kosova arriti në fund t’i fitojë dy medalje të arta, me Nora Gjakovën në kategorinë 57 kilogramë dhe me Distria Krasniqin në 52 kilogramë, duke e entuziazmuar publikun holandez. Trajneri Driton Kuka shihet krenar duke e dëgjuar himnin shtetëror për medaljet e garuesve të tij”, ka shkruar “Euronews”.

Akili, i pesti në Holandë

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Distrias dhe të Norës, edhe xhudisti tjetër kosovar Akil Gjakova ka bërë paraqitje të mira në Holandë. Ai përfundoi në vendin e pestë derisa trajneri Kuka thotë se Gjakovës i mungoi fati, pasi regjistroi tri fitore e dy humbje.

“Akili mbeti pa medalje kësaj radhe, por patjetër dha sinjale të forta që në lojërat olimpike në ‘Tokyo 2020’ do të kemi edhe garues në konkurrencën e meshkujve!”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

Ngriten në renditjen botërore

Kuka njofton se Distria e Nora me medaljen e artë marrin secila nga 700 pikë për Ranglistën Botërore, kurse Akil Gjakova 252 pikë dhe do ketë ngritje serioze në Ranglistën Botërore!

Ky rezultat i xhudos kosovare vjen vetëm pak kohë pas triumfit të Distria Krasniqit, e cila u shpall kampione evropiane në Evropianin U-23. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera