Sport

Dallimi i vogël në pikë bën që Superliga të jetë pa favorit

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 20 November 2017

Vetëm gjashtë pikë është dallimi në mes të Drenicës së vendit të nëntë me Llapin që prin në klasifikimin e Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Të premten e të shtunën është luajtur xhiroja e 15-të, por për dallim nga edicionet e kaluara, ende nuk ka një apo dy-tri skuadra që favorizohen në garën për titull, shkruan sot “Koha Ditore”. Gara për titull është e hapur si asnjëherë më parë. Këtë e mundëson dallimi i vogël në pikë i skuadrave.

Ky vlerësohet të jetë kampionati më i barabartë deri më tani. Një shkëputje, por negative, e kanë bërë Besa, Flamurtari e Vllaznia që janë në fund. Drenica si e nënta ka 21 pikë, ndërsa Besa në vendin e 10 i ka vetëm 13 pikë. Flamurtari ka mbledhur 11 pikë, ndërsa Vllaznia vetëm pesë.

-Advertisement-

Trajneri Afrim Tovërlani pret që dallimi në pikë mes skuadrave të jetë i vogël edhe në vazhdim të kampionatit.

“Është kampionati më i baraspeshuar i pasluftës dhe do të vazhdojë të jetë i barabartë. Arsye kryesore është sepse asnjë skuadër nuk ka arritur stabilitet më të gjatë, dhe të gjitha ekipet kanë pasur oscilime. Përndryshe sikur njëra të kishte një seri prej 4-5 fitoreve rresht, do të distancohej nga të tjerat. Realisht nuk ka pasur ngritje, por vetëm baraspeshim të shumicës së skuadrave”, ka thënë Tovërlani të dielën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera