Basha rradhit arsyet pse ambasadorët nuk përmbushin dot kërkesën e Ramës
Autori: Gazeta inFokus
15:41 | 19 November 2017
Lulzim Basha e quan mision të pamundur që ambasadorët të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri. Ky reagim i Bashës vjen pas kërkesës së Edi Ramës ndaj ambasadorëve mëngjesin e sotëm që të sjellin investime të huaja në Shqipëri. (lexo në fund)
Nëpërmjet Facebook, Basha rreshtoi disa arsye, që sipas tij, bëjnë të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj. Duke e quajtur kryeministrin të pashpresë dhe të korrupruar deri në rrënjë, kryedemokrati shprehet se me këtë qeveri tenderat dhe koncesionet përfundojnë në xhepat e 10 klientëve të Ramës. Të huajt gjymtohen nga kriminelët e lidhur me Ramën.
Basha shkruan se gjatë qeverisjes së Ramës në Shqiëpëri nuk erdhi asnjë investim serioz i huaj. Sipas kreut të opozitës, nëse nuk do të ishte për gazjellësin TAP dhe Kaskadën e Devollit, projekte të trashëguara nga qeveria e kaluar, niveli i investimeve do të ishtë në minimum historik.
Largimi i 300 mijë shqiptarëve nga vendi është një tjetër tregues për gjendjen e Shqipërisë nën qeverisjen Rama, të cilën Basha e bën përgjegjëse për, siç shkruan “kthimin e vendit në hambar droge dhe buxhetin e shqiptarëve në lavatriçe për Pastrimin e Parave të Pista.”
POSTIMI I LULZIM BASHËS:
Është mision i pamundur që ambasadorët të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri!
Rama e di shumë mirë këtë, sepse është ai përgjegjësi për krijimin e një klime armiqësore për biznesin vendas dhe të huaj. Kryeministri i pashpresë dhe i korruptuar deri në rrënjë, e di se në Shqipëri mund të investojnë apo marrin tendera vetëm ata që pranojnë të dorëzojnë kapar 30- 50% të fitimit tek ai, përmes sejmenëve të tij të kapur në përgjime.
Ambasadorët e kanë mision të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj, sepse në 4 vitet e fundit raportet ndërkombëtare flasin vetëm për përkeqësimin e klimës së biznesit, për rritjen e taksave, për korrupsionin e përhapur në çdo nivel të qeverisjes. Sepse tenderat dhe koncesionet përfundojnë në xhepat e 10 klientëve të kryeministrit dhe investitorët e huaj gjymtohen nga kriminelët e lidhur me Ramën dhe Dakot e tij për t’u përzënë nga Shqipëria.
Gjatë qeverisjes tashmë të vdekur të Ramës, në Shqipëri nuk erdhi asnjë investim serioz i huaj. Po të mos ishin dy projektet e mëdha energjetike, gazsjellësi Trans Adriatik dhe Kaskada e Devollit, niveli i investimeve do të ishte në minimum historik, duke e kthyer vendin 15 vite prapa.
Ambasadorët e Shqipërisë e kanë mision të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj, sepse për shkak të keqqeverisjes së Ramës vendi është në depresion ekonomik dhe social. Rreth 300 mijë shqiptarë të larguar në 4 vjet nga Shqipëria janë prova ulëritëse e këtij realiteti dëshpërues.
Investitorët e huaj do të vijnë në Shqipëri, kur vendi të ketë një qeveri që lufton krimin, hap vende pune dhe ju jep mundësi të gjithëve. Por kjo nuk do të ndodhë përsa kohë vendin ta drejtojë kryeministri i kapur nga krimi dhe i zhytur në krim, që ktheu Shqipërinë në hambar droge dhe buxhetin e shqiptarëve në lavatriçe për Pastrimin e Parave të Pista.
Kërkesa e Ramës sot për ambasadorët:
“Duhet të komunikojmë me fakte në dorë për të gjithë ata që janë të interesuar, apo të nxirim të tjerë për potencialet që ofron vendi ynë. Ka një rritje të ndjeshme të interesit për të investuar në vendin tonë posaçërisht në turizëm, padyshim edhe në sektorin e energjisë apo të naftës, çka ka ndodhur edhe më parë. Besoj se ne duhet të fokusohemi fort tek turizmi, dhe të ngjallim interes tek investitorët e huaj, për të shfrytëzuar këto potenciale.”

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...





























