Sport

Chelsea monitoron dyshen e Interit

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 18 November 2017

Skriniar dhe Candreva kanë rënë në radarin e “Bluve të Londrës”.

Chelsea ka dërguar skautët në Itali për të përcjellë nga afër ndeshjen mes Interit dhe Atalantas për të monitoruar dyshen, Milan Skriniar dhe Antonio Candreva.

Sipas “FCInterNeës.it”, njerëzit që punojnë për Antonio Conten tashmë kanë në duar tiketat për sfidën e vikendit në kuadër të Serie A në “San Siro”, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Conti i pëlqen dy lojtarët në fjalë, sidomos Candrevan, me të cilin ka punuar për dy vite si trajner i Italisë.

30 vjeçari, që u transferua nga Lazio, ka kontratë me Zi Kaltrit deri në vitin 2020. Ai ka kontribuar me katër asiste në 12 ndeshje në Serie A këtë edicion. Çmimi i tij besohet të jetë 30 milionë euro.

Ndërsa Skriniar, që u ble nga Sampdoria për 23 milionë euro, mund të kushtojë deri në 50 milionë, për të cilin raportohet se interesohet edhe Barcelona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera