Analisti gjerman: Serbia drejt BE-së, vetëm duke e ndryshuar politikën ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 17 November 2017
“Që nga fillimi ishte e qartë se në fund të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, do të duhej të arrihej një marrëveshje obligative për normalizimin e marrëdhënieve”.
Kështu po thotë analisti gjerman, Bodo Weber, duke theksuar se detajet e marrëveshjes nuk dihen, por që të dyja palët duhet të angazhohen që të mos e bllokojnë njëra-tjetrën në BE.
“Duke pasur parasysh faktin se Serbia është shumë më afër anëtarësimit në BE, kjo në radhë të parë do të thotë se shteti serb nuk duhet ta pengojë rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Si anëtare e BE-së, ajo duhet ta ndryshojë politikën, dhe mos ta pengojë integrimin e Kosovës kur i plotëson kushtet”, tha Weber, transmeton Lajmi.net.
Sipas tij, “nuk ka asgjë të habitshme, që Vuçiq tha se para anëtarësimit në BE, duhet nënshkruar një dokument për normalizimin e raporteve me Kosovën”.
“Nuk e di a ishte një deklaratë e diktuar nga Brukseli apo Uashingtoni”, vazhdoi deklaratën e tij analisti gjerman.
Ai vlerëson se të dyja palët duhet ta përgatisin publikun për një përfundim të dialogut me normalizim reciprok.
“Një marrëveshje e tillë duhet të presë deri në vazhdimin e dialogut, dhe Gjermania si aktor i rëndësishëm në gjithë këtë proces nuk do të jetë aktive, pasi mungon qeveria e re”, deklaroi analisti gjerman.
Weber kujton se pikërisht në marrëveshjen e prillit 2013, Merkel kishte kërkuar heqjen e institucioneve paralele serbe nga Kosova.
“Unë besoj se BE-ja dëshiron ta përshpejtojë dialogun, duke synuar një marrëveshje të detyrueshme përfundimtare”, përfundon Weber.
Vuçiqi dje gjatë ditës deklaroi se BE-ja nuk do ta lejojë Serbinë që të bëhet anëtare e plotë, pa një dokument për normalizimin e raporteve me Kosovën.
Të tjera
-
Barduani: Deri në një zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, KFOR-i do të mbajë praninë e tij të përhershme në Urën e Ibrit
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani ka thënë se çdo prani e FSK-së në veri ...
-
Ministri gjerman i mbrojtjes mbërrin në Ukrainë për të dërguar mesazhe mbështetjeje
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius mbërriti në Kiev të martën për n...
-
Dobruna në Speciale: Jam shumë keq me harresën, nuk jam në gjendje t’i kujtoj të gjitha
Sokol Dobruna është duke e vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara ...
-
Vrạsja e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu dalin para Gjykatës se Apelit
Në Gjykatën e Apelit të martën po shqyrtohen ankesat ndaj vendimit të dyt...
-
Ramush Haradinaj i ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Donald Trump
Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj ësht...
-
Muharremi ngrit dyshime se inflacioni nuk është vetëm 1.1%: Veç çmimi i bukës është rritur për 45.7%
Njohësi i integrimeve evropiane ka bërë një status rreth të dhënave zyrtare q...
-
Arrestohet një burrë në Vushtrri, dyshohet për dhụnim
Raportohet se në mesditen e ditës së djeshme në Vushtrri, një burrë është arr...
-
Zotimi i dytë i Bedri Hamzës: Rritja 50% e pagave për shërbyesit civilë, shpërblim për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve
Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%....
-
Përleshen katër persona me mjete të mprehta në Prishtinë, njëri po trajtohet në QKUK
Katër persona janë përleshur mes vete me mjete të mprehta në rrugën “Agim Ram...
-
Ishte raportuar i zhdukur që nga 24 dhjetori, gjendet i vdẹkur 26 vjeçari në lumin Drin
26-vjeçari nga rajoni i Prizrenit, i cili ishte raportuar i zhdukur nga famil...
-
KRU ‘‘Prishtina’’ njofton se sot do të ketë intervenime në këto zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të ketë i...
-
E zhdukur prej 20 nëntorit, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e kësaj vajze
26-vjeçarja, Arianita Gajtani nga Lipjani rezulton e zhdukur që nga 20 nëntor...