Sport

Chiellini pranë lamtumirës nga Kombëtarja Italiane

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 16 November 2017

Giorgio Chiellini mund të ndjekë pas Gianluigi Buffon dhe mund t’i thotë lamtumirën përfaqësueses italiane.

Vetë qendërmbrojtësi e ka deklaruar këtë në një intervistë për “Corriere Della Sera”, ku foli edhe për eliminimin e Italisë nga Botërori i Rusisë.

“Ende nuk po e kuptojmë atë çfarë ndodhi, ndoshta do ta kuptojmë në qershor”, tha Chiellini. “Duhet që kjo situatë të kthehet në një pikënisje të rilindjes. Duhen reforma e sidomos unitet. Mendova të largohesha nga Kombëtarja pas Botërorit të Rusisë, përshëndeta të gjithë shokët e mi të skuadrës në “San Siro”, por për të ardhmen time duhet të bëj vlerësimet me më pak emocione e me gjakftohtësi”, tha Chiellini.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera