Rozë

Angela Martini në zi, humb njeriun e zemrës

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 06 November 2017

Modelja e njohur shqiptare ka marë nëj nga lajmet më të trishta në jetën e saj.

Angela Martini ka humbur një prej mikeshave të saj më të mira. Lajmin për humbjen e saj e ka ndarë me miqtë në rrjetet sociale.

‘Këto janë fjalët më të trishat që kam dashur të shkruaj ndonjëherë.Ëngjëlli im mikja ime më e mirë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, është ndarë nga jeta. Marisa, 8 vite më parë kur u takuam , ti më ndryshove jetën. Më bëre më të fortë, më të mençur e plot vetëbesim. U bëra e fortë si një plumb falë teje. Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote ishte përtej fjalëve dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua.

-Advertisement-

Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! Mendimi i vetëm që më jep shpresë është se e di që gjithçka është e përkohshme, pasi ne jemi të gjithë të përkohshëm në këtë botë. Prehu në paqe! Unë do të të dua përgjithmonë!’ ka shkruar Angela krah fotos së mikes së saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera