Sport

Gjilani mposhti liderin, Feronikeli shkatërroi Besën

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 05 November 2017

Gjilani e ka mposhtur Llapin 2:0 në xhiron e 14’të të Superligës, ndërsa Feronikeli shkatërroi Besën 5:0.

Lideri i Superligës së Kosovës në Futboll, Llapi, është mposhtur 2:0 nga Gjilani në xhiron e 14’të.

Gëzim Rusi i shënoi dy golat për ekipin e Arbnor Morinës, në minutat (17’ dhe 81’), për t’i arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme, që pozicionohet tani në vendin e tretë me 23 pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e parë pavarësisht humbjes, me 26 pikë, një më shumë se Prishtina.

-Advertisement-

Në ndeshjen tjetër, Feronikali e ka shkatërruar Besën, duke e mposhtur 5:0, për t’u ngjitur në pozitën e pestë të Superligës, me 22 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

Gjitha rezultatet e xhiros së 14’të dhe renditja në Superligë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera