Sport

Xhudisti Arbër Kullashi e fiton medaljen e bronztë në Slloveni

Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 04 November 2017

Xhudisti Arbër Kullashi e ka fituar medaljen e bronztë në turneun për të rinj “Koroshka Open 2017”, i cili është duke u zhvilluar në këtë qytet slloven.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, e ka bërë lajmin të ditur përmes një statusi në llogarinë e vet në Facebook, transmeton Express.

Ai ka treguar se Kullashi e ka mposhtur me Ippon sllovenin, Meciloshek, për ta rrëmbyer të bronztën, transmeton Express.

“Abi sot ishte i shkëlqyeshëm në turneun më të fortë për të rinj në Evropë. Në luftën e parë sot ai e mposhti austriakun, Herman, mandej në të dytën izraelitin Garbash, e në të tretën gjeorgjianin, Gviniashvili, dhe në çerekfinale rusin Shaipov. Kurse humbi gjysmëfinalen ndaj kazakut, Abulay, e për medalje të bronztë e mposhti me Ippon sllovenin, Meciloshek. Performancë e mirë dhe premtuese e Abit në grupmoshën e kadetëve U18. Nesër garojnë edhe disa garues tonë në këtë turne. Me këta garues udhëtoi trajneri Cuki Veseli i klubit Sankaku, që është edhe trajner asistent i reprezentacionit”, ka thënë Kuka.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera