Shqipëri, hapet kufiri me Greqinë
Autori: Gazeta inFokus
17:17 | 04 November 2017
Kalimi në pikën kufitare të Kakavijës u zhbllokua pas mesditës së të shtunës, pasi bllokoi qindra udhëtarë që prej mbrëmjes së të premtes, të cilët u detyruan të kalojnë natën në automjete.
Si pasojë e fluksit të krijuar në kufi pas këtij problemi, kalimi iu lejua vetëm personave me leje qëndrimi në Greqi, por prej orës 6 të mëngjesit u bllokuan edhe vet shtetasit grekë.Pala shqiptare sqaroi se sistemi kompjuterik u bllokua për shkaqe teknike, gjë që ndodhi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Greqisë, përfshirë edhe ato me Maqedoninë dhe Turqinë.
Diçka e tillë u konfirmua edhe nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që shkoi në Kakavijë për të parë situatën.
Ai siguroi se ngjarja nuk ishte e qëllimshme, pasi pati një komunikim intensiv me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, dhe me ministrin e Brendshëm grek, Nikos Toskas, mbi zgjidhjen e situatës në pikat kufitare me Greqinë.Për shkak të problematikës me rënien e sistemit në të gjithë Greqinë, mes ministrit Bushati dhe ministrit Toskas u ra dakord që të nisë lëvizja, duke mundësuar skanimin e pasaportave.Ndërkohë, përfaqësuesi i MEPJ-së, Glevin Dervishi ishte vet në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, kur njoftoi arritjen e zgjidhjes provizore.
“Jam këtu me kolegët e Ministrisë së Brendshme dhe me konsullin tonë në Janinë. Dëshirojmë të informojmë dy gjëra. Jemi përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, ministri Bushati së bashku me ministren Kumbaro, që nga momenti që ju ka takuar juve këtu, kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke, e konkretisht me ministrin e Jashtëm Kotzias dhe atë të Brendshëm.
Ju konfirmojmë edhe nga burimet tona se është një problem sistemi në të gjitha anët ku Greqia ka hyrje-dalje me zonat jo ‘Schengen’, pra edhe me Maqedoninë dhe Turqinë.
Megjithatë kemi arritur të gjejmë një zgjidhje provizore. Që nga ky moment ka filluar lëvizja.
Ju mund të vazhdoni në pikën e kalimit kufitar, do të mbahen shënim pasaportat tuaja, do të regjistrohen e më pas kur sistemi të fillojë me kapacitet të plotë, ato do të regjistrohen. Kjo është një zgjidhje teknike gjatë kësaj periudhe, derisa të marrë një zgjidhje përfundimtare”, është shprehur Glevin Dervishi.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
































