Rozë

“Lufta” për treg: Kush janë reperët më të mirë shqiptarë?

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 04 November 2017

Shqipe ja dolëm! Kjo është fraza që përdor një amerikan për të folur rreth reperëve shqiptar.

Një shkrim për “Kulture Hub” nga Claude J. Easy tregon se si Shqipëria është ekzaltuar nga muzika e shpejtë ose ndryshe hip-hop. Sipas tij, repi shqip është në stilin e tij më të çuditshëm por dhe shumë i ngjashëm me atë amerikan.

Nuk është e habitshme, pasi ky lloj zhanri është një nga më kryesorët e më të ndjekurit në botë. Me kalimin e kohës, hip-hop po dëshmon të jetë një forcë infektive që arrin në të gjitha skajet e globit.

-Advertisement-

Ndër shumë repera shqiptar, gazetari i Kulture Hub ka folur vetëm për 5 prej tyre të cilët i cilëson më të mirët dhe pak “të çmendur”. Ndër të tjera, ai thekson se duhet të dëgjohen patjetër.

CAPITAL T

“Hitman” video- muzika e vlerësuar me çmim dhe njëkohësisht u bë një prej hiteve shqiptare. “Në këngët e tij Capital T ka për bazë muzikën belly shqip” është shprehur Claude, “dhe clubet janë gjithmonë të mbushur” ka vijuar më tej.

Megjithatë është lehtësisht e kuptueshme që çdokush i pëlqen këngët e vendit të tij dhe kjo nuk ka si të shkojë ndryshe.Albumi i fundit troket, “Winter is Here”. Capital flet në një ton hakmarrës, rrep anglez me një theks prishtinali i përshtatur pak me geg në shqip. I rritur në Kosovë, T gjatë periudhës së adoleshencës u ndikua nga repi dhe u bë pjesë e saj e më vonë xhaxhai 2po2, po reper, e përfshiu në industrinë e muzikës.

MOZZIK

KUKS!
Për një amerikan si Claude kënga më high shqiptare për këtë verë që lam pas ishte ajo e Mozzik “KUKS”. Nga çunat e lagjes me një benz të vjetër, në një rezidencë duke pirë barë dhe duke shëtitur arushën e vogël. Një kalim nga e vjetra në të re dhe nga varfëria në luks brenda 3 minutave. Kjo ishte “çmenduria” që la me gojë hapur gazetarin amerikan.

NOIZY

Kush është Noizy sipas Claude? Ai e cilëson si të pamposhtur, një gango dhe një prej reperave më real shqiptar. “Drejtpërsëdrejti nga Sukthi i Durrësit ky është Noizy që nga boksi pa rregulla u kthye në një nga personazhet më të pëlqyer e më të ndjekur shqiptar që prej 2004” është shprehur Claude. Projekti i tij i fundit, “Zin City” trokiti fuqishëm dhe është albumi i tij i shtatë.

G4SHI

G4SHI mund të jetë ai që gazetari njeh më së miri pasi është një reper shqiptar i rritur në Bruklin. Ai tregon pak nga jeta e tij e mëparshme dhe si u bë pjesë e tregut të muzikës.

“Duke mos pasur zgjedhje tjetër për t’ju përshtatur shoqërisë amerikane G4SHI ndoqi këtë rrugë më se të lehtë. Ai ishte një nxënës ekselent dhe një atlet, i cili fitoi një bursë futbolli në një shkollë në Massachusetts, shkruan lapsi.al. Ëndrrat janë për t’u ndjekur e këtë gjë bëri dhe G4SHI, la gjithçka për t’ju përshkushtuar muzikës me kohë të plotë. Arriti të realizojë 3 mixtape, një EP, dhe një album.

Ky djalë është një “forcë” që duhet të ruhesh”. Ky është G4SHI.

LEDRI VULA

Ëmbëlsira për në fund! Claude mes një A$AP Rocky Shqiptar dhe Pretty Flacko e krahason Ledri Vulën me stlin e këtij të fundit. I lindur në Kosovë, Vula u fut në botën e repit fillimisht me grupin Skillz, i cili më vonë u shpërbë për shkak të mosmarrëveshjeve.

Prap se prapë kjo gjë nuk e ndaloi për t’u kthyer në një nga reperat më të mirë. Doni më tepër? Dëgjojeni!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera