Sport

Klopp e pranon, Liverpooli rrezikon ta humbasë falas Emre Canin

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 03 November 2017

Liverpooli rrezikon ta humbasë me parametra zero gjatë verës Emre Canin.

Trajneri i Liverpolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se situata me Emre Canin nuk është aspak e mirë dhe se “Të Kuqtë” rrezikojnë ta humbasin falas mesfushorin gjerman.

Për Can, që nuk e ka vazhduar ende kontratën me klubin anglez dhe që i skadon në verën e vitit 2018, është duke insistuar Juventusi.

-Advertisement-

Klopp nuk e mohoi kur u pyet në konferencë për media se lojtari mund të largohet me parametra zero.

“Derisa Emre nuk më jep sinjale se mendja e tij është duke tjetër, atëherë nuk duhet të flas për këtë. Nga ana ime gjithçka është në rregull, por nuk ka asgjë të re”, tha Klopp lidhur me rinovimin e kontratës.

Ndërsa i pyetur nëse Can mund të arrijë marrëveshje me ndonjë klub që në janar, Klopp u përgjigj: “Është pjesë e futbollit. Nëse ndodh, nuk mund ta ndryshojmë atë”.

“Nëse ndonjë lojtar është në fund të kontratës, edhe ne duhet të tentojmë të bëjmë të njëjtë gjë. Është mundësi e madhe”, theksoi mes tjerash Klopp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera