Sport

Klopp jep lajmin shqetësues për Liverpoolin

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 03 November 2017

Jurgen Klopp ka deklaruar se Liverpooli duhet ta pranojë rrezikun për humbjen e Emre Can.

Futbollisti gjerman ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin, dhe në janar mund të nënshkruajë me cilindo klub që i ofron kontratë, duke iu bashkuar pastaj në fund të sezonit.

23 vjeçari ende nuk ka arritur të gjejë marrëveshje me Liverpoolin për vazhdimin e kontratës, dhe kjo situatë siç e pranon edhe Klopp, mund të bëjë që futbollisti të nënshkruajë me ndonjë skuadër tjetër në janar, gjë që sipas tij kjo është diçka normale për futbollin.

-Advertisement-

“Emre Can është një djalë i mirë, ai është zhvilluar shumë, është dinamik dhe i fuqishëm”, deklaroi Klopp në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

Klopp në vazhdim nuk është shfaqur i shqetësuar për humbjen e tij si transferim i lirë, megjithatë, shtoi:”Për sa kohë që Emre nuk më jep ndonjë shenjë se mendja e tij nuk është këtu por diku tjetër, unë nuk kam çka të flas. Gjithçka është në rregull nga ana ime, por asgjë e re”.

I pyetur për marrëveshjen që mund të arrijë me ndonjë klub tjetër në janar, Klopp tha:”Është pjesë e futbollit. Nëse ndodh, nuk mund ta ndryshojmë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera