Sport

Real Madrid i prish punë Barçes, ndërhyn në “Operacionin Coutinho”

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 03 November 2017

Barcelona e di se nëse dëshiron të nënshkruajë me Philippe Coutinhon, atëherë duhet ta bëjë gjatë afatit kalimtar të janarit, përndryshe gara për ta rrëmbyer brazilianin do të jetë shumë e fortë dhe çmimi i tij mund të rritet përtej shifrës 150 milionë euro.

Mundo Deportivo ka mësuar se Real Madridi ka për qëllim të ndërhyjë në “Operacionin Coutinho”, transmeton Express.

Madrilenët e kanë kontaktuar Liverpoolin për ta pyetur rreth kontratës se përfaqësuesit të kombëtares braziliane.

-Advertisement-

Rivali i përjetshëm i Barçes është e interesuar ta sjellë Coutinhon në “Bernabeu” në qershor të vitit 2018.

Në anën tjetër, Barcelona do të kërkojë të bëjë një gjë të tillë në janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera