Lajme

Lladrovci pret në takim Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 01 November 2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të mërkurën ka pritur në takim Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku, sekretarin Eset Bajraktarin dhe arkëtarin Beqir Thaçin, të cilët i kanë uruar mandatin e zgjedhur katër vjeçar dhe kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy institucioneve.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku ka falënderuar kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci për mbështetjen dhe përkrahjen që i ka dhënë në realizmin e projektit për shërbimin e varrimit dhe ka thënë se BIK-u është i gatshëm të bashkëpunoj edhe më tutje në realizmin e projekteve të tjera që janë në interesin e përgjithshëm të Komunës. Ndërsa kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka thënë se Komuna do të vazhdon bashkëpunimin me Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas për realizimin e projekteve të tjera, pos atij për shpenzimin e varrimit, të cilat janë në interesin e përgjithshëm të qytetarëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera