Lajme

Hamza tregon planet e MF-së për viktimat e dhunës seksuale

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 01 November 2017

Për herë të parë pas luftës së fundit në vend viktimat e dhunës seksuale do të gëzojnë kompensim financiar.

Në një konferencë për media, ministri i Financave Bedri Hamza, tha se këtë vit është ndarë një shumë e caktuar dhe prej 2018-ës është vijë e rregullt buxhetore për këtë kategori.

“Aty është një shumë por në proces e sipër ne jemi të gatshëm që të jemi në mbështetje të vazhdueshme për këtë kategori. Ka kaluar kohë e gjatë por jam i lumtur që në kohën time po adresohet kjo çështje e ndjeshme”, tha ai.

-Advertisement-

Ndërsa, Feride Rushiti, përfaqësuese e shoqërisë civile për këtë kategori tha se 18 vjet pas luftës këto viktima po marrin kompensimin për herë të parë.

“Shteti po tregon që ka përkujdesje dhe po ua ndin vuajtjen atyre”, tha ajo.

Hamza po ashtu tregoi se nga buxheti i vitit 2018, 1 milion euro janë ndarë për viktimat e dhunës seksuale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera