Sport

Katastrofë për Valon Behramin

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 31 October 2017

Fundjava ishte fatale për Valon Behramin.

Ylli kosovar e ka pësuar një lëndim, i cili pritet ta lë jashtë fushave të blerta për disa javë.

Gjatë ndeshjes ndërmjet Udineses dhe Atalantës (2:1) mesfushori i Zvicrës ka ndje tërheqje muskulore me ç’rast është detyruar ta lë fushën kur po rridhte minuta e 79-të e lojës së kampionatit italian.

-Advertisement-

Udinese ende nuk ka njoftuar se sa kohë nevojitet për rikuperimin e lëndimit të Behramit, por burimet e “Zërit” shumë të afërta me futbollistin kanë paralajmëruar mundësinë e mungesës së tij në aktivitete futbollistike për tri javë

Lëndimi i Behramit e ka tronditur edhe Përfaqësuesen e Zvicrës, ku futbollisti me prejardhje nga Mitrovica është ndër më të rëndësishmit dhe me përvojën thuajse më të madhe.

Kjo pasi Behrami pritet t’i mungojë ekipit helvetik në dy ndeshjet vendimtare të saj për kualifikim në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Më 9 nëntor Zvicra do ta zhvillojë ndeshjen e parë të barazhit si mysafire e Irlandës së Veriut, kurse më 12 nëntor do ta zhvillojë takimin kthyes, pas së cilave ndeshje do të mësohet se cila prej këtyre dy skuadrave do të merr pjesë në ngjarjen më të madhe të futbollit.

Dhe, burimet e gazetës shumë të afërta me lojtarin e kanë paralajmëruar mungesën e Behramit në të dyja këto takime, gjë që ka shkaktuar zhgënjim te vet futbollisti e po ashtu në kampin helvetik.

Për këtë çështje ka folur edhe vet Behrami për mediat zvicerane, të cilat janë shokuar me lëndimin e tij.

“Kjo është katastrofë, por do të provoj ta bëj më mirë deri në javën e ardhshme”, ka thënë mesfushori defanziv për “Blick”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera