Lajme

Ja rezultatet përfundimtare për kryetarët e komunave

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 31 October 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare për Kryetarë të Komunave të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor 2017.

Duke u mbështetur në këto rezultate, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave do të mbahet më 19 nëntor në 19 komuna (Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot).

Kryetarja Daka njoftoi se KQZ-ja shpallë këto rezultate pas konfirmimeve të pranuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme.Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund është 1 milion e 353 mijë e 613 votues, ndërsa numri i Qendrave të Votimit është 614 me gjithsejt 1 mijë e 777 Vendvotime.

-Advertisement-

Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave (22 tetor 2017) i gjeni KETU.

Gjithashtu, kryetarja e KQZ-së bëri të ditur se duke filluar nga momenti i shpalljes, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në një afat brenda 24 orësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera