Çfarë do të ndodhë me La Ligan? Përgjigjet Presidenti i Barcelonës
Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 27 October 2017
Çfarë do të ndodhë me sportin pasi Parlamenti i Katalonisë shpalli Pavarësinë? A mund të luajnë Barcelona, Girona e Espanyol në liga të tjera? A rrezikojnë të luajnë madje edhe në La Liga?
Kërkesës së Mariano Rajoy drejtuar Senatit për të vendosur kontrollin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, qeveria rajonale katalanase iu përgjigj me mbledhjen e Parlamentit dhe votimin e fshehtë për deklaratën e Pavarësisë.
Pas diskutimeve që nuk kanë zgjatur shumë, parlamenti katalanas i është drejtuar votimit të fshehtë, nga ku shumica votoi pro shpalljes së njëanshme të pavarësisë.
70 deputetë katalanas votuan pro shpalljes së pavarësisë dhe vetëm 10 prej tyre i thanë jo shkëputjes nga Madridi, ndërkohë që opozita e kishte bojkotuar seancën.
Por, pas pavarësimit të Katalonisë nuk do të thotë se ekipet e tyre mund të garojnë ku të duan dhe procesi është i gjatë nëse krahasohen me situata e tjera të ngjashme ku nuk ka njohje ndërkombëtare, të cilën Katalonia nuk e ka aktualisht, raporton Marca.
Presidenti i Barcelonës kishte thënë ditë më parë se klubi dëshiron të vazhdojë të luajë në La Liga dhe pranimi i një Katalonie të pavarur në botën e futbollit është aktualisht e pa pranueshme në FIFA, të cilët vendosin se cilat federata janë të lejuara të luajnë.
Nëse e shikoni futbollin dhe sportet e tjera atëherë mundësia që federata e reja të pranohen nga një ditë në tjetrën mund të marr deri në gjashtë vite, vijon më tej e përditshmja spanjolle Marca.
Nuk ka asnjë mënyrë që Barcelona, Espanyol apo edhe ndonjë skuadër tjetër e La Ligas të përjashtohet menjëherë nga garat dhe gjithçka pritet të jetë sikurse që është tani.
Situata do të ndryshonte nëse federata katalunase do të merrte status të ri ligjor dhe përderisa kjo nuk ndodh dhe duhen gjashtë muaj, atëherë situata do të ndryshojë.
Kjo pasi ligji spanjoll nuk lejon që ekipet e vendeve të tjera të marrin pjesë në kampionatet e tyre, përveç Andorrës.
Qeveria nuk ka plane për të ndryshuar ligjin dhe do të qëndrojë kështu siç është dhe federatat e reja nën pavarësi do të përjashtoheshin, në këtë rast edhe klubet si Barcelona, Espanyol dhe Girona.
Në nivel ndërkombëtar nuk do të kishte pranim automatikisht dhe do të duheshin vite që ato të pranoheshin.
Në Ligën e Kampionëve, ekipet që marrin pjesë duhet të plotësojnë disa kërkesa të përcaktuara nga UEFA, por janë federatat kombëtare që zgjedhin ekipet fillimisht përmes suksesit të tyre sportiv.
Klubet duhet të kenë sukses të caktuar në një kampionat që të marrin pjesën në gara ndërkombëtare.
Aktualisht vëmendja është te ndeshja Girona (ekip katalonas) – Real Madrid (ekip spanjoll), se si do të shkojë ajo, që do të zhvillohet të dielën, dy ditë pasi 70 deputetë votuan pro shpalljes së njëanshme të pavarësisë.
Është numri një i La Ligas, Javier Tebas, ai që ka konfirmuar për AS se sfida do të zhvillohet ashtu siç është paraparë dhe nuk beson se shpallja e njëanshme e pavarësisë do të paraqesë ndonjë probleme.
Ai ka thënë AS se për këtë sfidë siguria do të jetë në nivelin e duhur.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...