Sport

A do të luhet ndeshja Girona – Real pasi Katalonja shpalli Pavarësinë?

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 27 October 2017

Ndeshja mes Gironës dhe Real Madridit do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar, thotë numri një i La Ligas Javier Tebas pasi Katalonja shpalli Pavarësinë.

Kërkesës së Mariano Rajoy drejtuar Senatit për të vendosur kontrollin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, qeveria rajonale katalanase iu përgjigj me mbledhjen e Parlamentit dhe votimin e fshehtë për deklaratën e Pavarësisë.

Pas diskutimeve që nuk kanë zgjatur shumë, parlamenti katalanas i është drejtuar votimit të fshehtë, nga ku shumica votoi pro shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

-Advertisement-

70 deputetë katalanas votuan pro shpalljes së pavarësisë dhe vetëm 10 prej tyre i thanë jo shkëputjes nga Madridi, ndërkohë që opozita e kishte bojkotuar seancën.

Por, kjo nuk pritet të ndikojë për ndeshjen e klubit katalanas, Gironas me Real Madridin, e planifikuar të zhvillohet të dielën nga ora 16:15.

Është numri një i La Ligas, Javier Tebas, ai që ka konfirmuar për AS se sfida do të zhvillohet ashtu siç është paraparë dhe nuk beson se shpallja e njëanshme e pavarësisë do të paraqesë ndonjë probleme.

Ai ka thënë AS se pret që ndeshja të zhvillohet normalisht dhe se siguria do të jetë në nivelin e duhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera