Sport

FIFA, risi për Botërorin: Transmetim “Ultra HD”

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 26 October 2017

Ndeshjet e fazës finale në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi do të transmetohen dhe xhirohen të gjitha në “Ultra HD” dhe “HDR”.

Qeveria e futbollit botëror ka premtuar një tjetër stad të teknologjisë në turneun që mbledh më të mirët e globit, duke premtuar edhe pamje speciale të krijuara nga realitete virtuale me video 360 gradëshe dhe syze e ekrane të veçanta.

FIFA njoftoi se të 64 ndeshjet e turneut do të prodhohen për herë të parë në “Ultra High Definition”, me “High Dynamic Range”. Organizata më e lartë e futbollit shtoi gjithashtu se 37 kamera, nga të cilat 8 do të shfaqin prodhim të dyfishtë dhe 8 të tjera me prodhim të njëjtë “SDR”, do të mbulojnë çdo ndeshje të kombëtareve finaliste.

-Advertisement-

Tetë “superslow motion” dhe dy kamera “Ultra-motion”, një “kabllo-cam” dhe një “cineflex heli-cam” do të sigurojnë fotografi të klasit të lartë dhe do të jenë në dispozicion nga çdo kënd, në çdo stadium.

Aktualisht në botë është vetëm BBC, që po teston formatin “Ultra HD” në “HLG” në kanalin Planet Earth, por gjiganti britanik duhet ende të zbulojë planet për Botërorin 2018.

Futbolli pritet ende të jetë subjekt i testeve teknologjike, në një kohë që jo pak lojtarë e trajnerë kanë kritikuar edhe përdorimin e sistemit të videoarbitrimit (VAR), që sipas tyre cënon lojën dhe gabimet njerëzore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera