Policisia e Kosovës, arrestohen 8 persona, konfiskohen armë e municion
Autori: Gazeta inFokus
15:57 | 26 Tetor 2017
olicia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve, në kuadër të Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë, pas hetimeve disamujore, lidhur me rastet që kanë të bëjnë me veprat penale “kontrabandim me migrantë”, “mbajtje në pronësi të paautorizuar e armës”, si dhe “falsifikim i dokumenteve”, përcaktuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në lidhje me këtë janë hetuar tetë persona të dyshuar meshkuj Shqiptarë/Kosovarë, ku pesë prej të cilëve janë të njohur për organet e drejtësisë si persona me të kaluar kriminale.
Të dyshuarit me inicialet: (I.M., S.M., S.M., E.M., B.B.) nga Podujeva, (G.B. dhe S.RR.) nga Peja si dhe (L.Sh.) nga Prishtina, dyshohet se kanë organizuar dhe kontrabanduar qytetarë nga Kosova për në shtete të ndryshme të BE-së.
Të dyshuarit në këmbim të kësaj veprimtarie dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm sasi të mëdha të të hollave.
Sot duke filluar nga ora 06:00, Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, të asistuar nga njësitë tjera të Policisë së Kosovës, lidhur me këtë rast kanë kryer një operacion policor të bastisjeve dhe arrestimeve në tri lokacione të ndryshme të regjionit të Prishtinës.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:
- një armë e tipit AK47,
- 54 fishekë të kalibrave të ndryshëm
- një pushkë gjuetie,
- pajisje të ndryshme për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, pasaporta, lejeqendrime, patentë shofer, libreza të qarkullimit të veturave, diploma të ndryshme bllanko.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe pas intervistimit të tyre me urdhër të prokurorit të rastit të Prokurorisë Themelore – Prishtinë janë liruar në procedurë të rregullt, përderisa dy të dyshuar tjerë janë ende në kërkim.


T� tjera
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...



































