Auto&Tech

BMW sjell për adhuruesit e tij modelin atraktiv X2

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 26 October 2017

Prodhuesi bavarez ka publikuar fotografitë dhe detajet teknike të modelit të tij më të ri kompakt.

Një vit pas versionit koncept, BMW ka prezantuar edhe modelin serik X2.

Automobili ndan të njëjtën distancë ndërmjet rrotave me BMW X1, por është pak më i shkurtër.

-Advertisement-

Duke iu falënderuar kësaj, X2 ka siluetë më atraktive sportive, e cila pritet të tërheqë klientët e ri, për dallim nga SUV-i klasik X1.

Blerësit mund të zgjedhin ndërmjet tri pakove – Basic, M Sport dhe M Sport X.

Për blerësit në Evropë janë në dispozicion disa opsione të motorëve. X2 sDrive20i me motor 2.0 TwinPower turbo benzinë me katër cilindra, që sigurojnë 192 kuaj fuqi.

Motori është i lidhur me ndërruesin automatik prej shtatë shpejtësive, i cili veturës i mundëson që nga 0 deri 100 km/h t’i arrijë për 7,7 sekonda, përderisa shpejtësia maksimale është 227 km/h.  Për blerësit në SHBA në dispozicion është motori 2.0 me 231 kuaj fuqi.

BMW tash për tash nuk ka bërë të ditur çmimet për X2, ndërsa pritet që në sallonet e shitjes të arrijë në pranverë të vitit të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera