Sport

Kosova, një sfidë për trajnerë të guximshëm

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 26 October 2017

Legjenda gjermane Lothar Matthaeus ka mohuar të mërkurën mundësinë që të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Më herët një mundësi të tillë e kishte përjashtuar edhe slloveni i njohur Sreçko Katanec, që megjithatë kishte lënë një derë të vogël hapur.

Kosova aktualisht është pa përzgjedhës, ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se nuk është në negociata me ndonjë trajner për këtë post.

-Advertisement-

Kosova prej 9 tetorit është pa përzgjedhës. Ndeshja e humbur 2:0 nga Islanda ishte e fundit për përzgjedhësin Albert Bunjaki që në krye të përfaqësueses ishte prej vitit 2009. Bunjaki ka drejtuar Kosovën në ciklin e saj të parë eliminator – në atë për botërorin “Rusia 2018”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera