Rozë

Eminem fiton 600 mijë dollarë pasi ia përdorën këngën në fushatë zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 26 October 2017

Reperi i famshëm amerikan Eminem, ka përfituar 600 mijë dollarë, nga një parti politike në Zelandën e Re, për shkak të shkeljeve të të drejtave të autorit.

Sipas raportimeve, Partia Kombëtare e Zelandës së Re, përdori këngën ”Lose Yourself” të Eminem në fushatën zgjedhore, ndërsa kishte disa dallime minimale nga origjinalja e saj, thuhet në një vendim të gjykatë, transmeton Klan Kosova.

Avokatët e partisë kishin argumentuar se melodia e përdorur nuk ishte ”Lose Yourself”, por një këngë e quajtur Eminem-esque, të cilën ata e blenë nga një bibliotekë muzikore.

-Advertisement-

Por, pavarësisht saj, gjykata vendosi të mërkurën se melodia  ishte ”mjaft e ngjashme” me  origjinalen e Eminem, duke shtuar se ajo në të vërtetë shkelte ligjet e autorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera