Sport

Barcelona mund të fitojë 400 milionë euro nga ndërrimi i emrit të stadiumit

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 26 October 2017

Barcelona ka nisur bisedimet me kompaninë Grifols për ndërrimin e emrit të stadiumit

Drejtuesit e Barcelonës dhe ata të kopanisë farmaceutike, Grifols janë duke biseduar për ndërrimin e emrit të stadiumit, Camp Nou.

Grifols është gati të paguajë 400 milionë euro për emrin e stadiumit për 30 vitet e ardhshme, shkruan Radio Catalunya.

-Advertisement-

Kjo do të ishte një mundësi e mirë për drejtuesit e skuadrës, të cilët janë duke planifikuar renovimin e stadiumit.

Barcelona ka njoftuar se renovimi kushton 600 milionë euro, ndërsa me këto para, atyre do t’u mjaftonin vetëm edhe 200 milionë euro të tjera hua. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera