Sport

Ja si duket tabela e Superligës pas ndeshjeve të zhvilluara sot

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 25 October 2017

Llapi ka mposhtur Drenicën 1:2 për t’u kthyer sërish në krye të Superligës, ndërsa Prishtina dhe Trepça ’89 kanë barazuar përballë Dritës përkatësisht Flamurtarit

Llapi ka fituar përballjen ndaj Drnicën në udhëtim me rezultat 1:2, për të marrë sërish pozitën e parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Golat për Llpain i shënuan Egzon Sinani dhe Mirlind Daku, ndërsa për Drenicën shënoi Genc Hamiti.

-Advertisement-

Derbi i javës së 12-të ndërmjet Dritës e Prishtinës nuk kishte fitues, pasi ekipet ndanë pikët duke barazuar 0:0.

Pas javës së 12-të Llapi është në krye të tabelës me 23 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 22 pikë.

Drita mban vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa Drenica me 14 pikë mban vendin e tetë.

Ndeshja tjetër ndërmjet Flamurtarit dhe Trepçës ‘89 përfundoi baras 2:2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera