Pacolli: Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Maqedoni, vitin e ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 25 October 2017
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë një takimi në Shkup me homologun e tij, Nikolla Dimitrov janë pajtuar në parim, që Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë të mbajnë mbledhjen në mes dy Qeverive në fillim të vitit të ardhshëm.
Takime të tilla, në mes dy Qeverive respektive do të synohet, që të mbahen dy herë në vit dhe për këtë do të fillojnë menjëherë konsultimet politike për përgatitjen e temave dhe agjendës.Të dy kryediplomatët janë dakorduar, që të ketë marrëdhënie edhe më të afërta, jo-formale me kontakte të rregullta ditore dhe që Kosova dhe Maqedonia të mbështesim njëra tjetrën në nivelin rajonal, rrugën drejt integrimeve evro-atlantike si dhe në nivelin ndërkombëtarë.
Kishte një dakordim të plotë dhe zotim të përbashkët nga të dyja palët në synimin për arritjen e marrëveshjeve të reja nga rreth nëntëmbëdhjetë sosh, sa tashmë ekzistojnë në mes dy vendeve dhe që synojnë thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimin tregtar dhe edhe nismave të përbashkëta rajonale.
Veç kësaj, propozimet e reja nga Ministri i Jashtëm Pacolli, për heqjen e pengesave të tanishme në qarkullimin e mallrave dhe krijimi i një pike të përbashkët doganore dhe terminali doganor, pastaj themelimi i një Zone të Lirë Ekonomike në mes të dyja vendeve, krijimi i një Holdingu të Përbashkët për hekurudhat, transmisionin e energjisë dhe infrastrukturën, janë mirëpritur nga pala maqedonase, duke shprehur gatishmëri për diskutime të mëtutjeshme dhe koordinimet e nevojshme me ministritë e linjës.
Në vazhdim të takimit është diskutuar edhe mbi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështja e gjetjes së një zgjidhjeje në lidhje me kontestin e emrit në raportet e Maqedonisë me Greqinë.
Të dy shefat e diplomacisë kanë shprehur angazhimin dhe vullnetin për arritjen e marrëveshjeve që do të kishin ndikim pozitiv në rajon, duke theksuar që vitit 2018 do të duhej të ishte vit Evropian i Ballkanit Perëndimor.
Të tjera
-
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia
Ushtria serbe raportohet se i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva...
-
Kur do të hapet Ura e Ibrit ?
Takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të S...
-
Gashi shprehet i nderuar që u prit nga miku i tij, Konjufca në Prishtinë
Gjatë ditës së djeshme, në Kosovë për vizitë zyrtare erdhi kryetari i parlame...
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...