Sport

Real Madrid me 12 mungesa ndaj Fuenlabradas

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 25 October 2017

Real Madrid pritet të luajë me ekipin e dytë ndaj skuadrës së Fuenlabrada.

Fuenlabrada dhe Real Madrid do të përballen nesër, nga ora 21:30, në kuadër të Copa del Rey.

Sipas të përditshmes sportive katalonase, Mundo Deportivo, në këtë ndeshje Real Madrid pritet të jetë pa 12 lojtarët kryesorë.

-Advertisement-

Zinedine Zidane, duke e parë kundërshtarin, ka vendosur që të luajë me ekipin e dytë ndaj Fuenlabrada, përcjell Express.

Realit në këtë takim shkaku i lëndimit do t’i mungojnë: Keylor Navas, Carvajal, Kovacic dhe Bale.

Kurse, Zidane për këtë takim u ka dhënë pushim yjeve si: Marcelo, Ramos, Kroos, Modric, Isco, Casemiro, Cristiano dhe Benzema.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera