Sport

Ish-futbollisti i Milanit fiton sërish, por kësaj radhe jo në futboll

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 24 October 2017

Ish-futbollisti i Milanit, Kakha Kaladze, ka shënuar fitore të re, kësaj radhe jo në futboll, por në politikë.

Ish-mbrojtësi nga Gjeorgjia është bërë kryetar i Komunës së Tbilisit, kryeqytet i Gjeorgjisë.

Kaladze, që fitoi dy herë Ligën e Kampionëve gjatë 9 viteve që luajti për Milanin, u pensionua nga futbolli më 2012 dhe ia kushtoi karrierën e tij politikës.

-Advertisement-

Kaladze i kishte ndihmuar në fushatë edhe miliarderit Bidzina Ivanishvili, në garën për atëkohë Presidentin Mikheil Saakashvili. Pasi fitoi më 2012, partia e miliarderit e bëri Kaladzen u bë ministër i Energjisë në tetor.

Nga pozita në Qeveri, Kaladze dha dorëheqje në korrik që të mund të garonte për kryetar të Tbilisit, qytet me popullsi prej 1.2 milionë banorësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera