Lajme

Mbi 93% të votave të numëruara, qojnë Istogun në balotazh

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 23 October 2017

Komuna e Istogut ka qenë një ndër “çuditë” e këtyre zgjedhjeve sa i përket rezultateve të para e siç duket këto rezultate po dalin të jenë edhe përfundimtare.

Në bazë të numërimit të mbi 93 përqind të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, Istogu do të shkojë në balotazh.

Në bastionin e LDK-së, në Istog, balotazhi pritet të mbahet në mes të kësaj partie dhe asaj të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

-Advertisement-

Kandidati i LDK-së, Haki Rugova ka mbledhur gjithsej deri tani 7 mijë e 523 vota apo 43.54% teksa kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka mbledhur 6 mijë e 433 vota apo 37.23% .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera