Sport

Flamurtari shënon fitoren e dytë, vendos goli i Boshnjakut

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 20 October 2017

Flamurtari dhe Vëllaznimi kanë ndarë pikët në derbin kuq e zi të zhvilluar në kryeqytet 1-1.

Skuadra e rikthyer në elitë, Flamurtari e ka nisur më mirë ndeshjen duke shënuar edhe golin e parë.

Pasi kaluan 10 minuta lojë, mesfushori Mërgim Boshnjaku kaloi vendasit në epërsi pas një gabimi nga mbrojtja gjakovare.

Vendasit treguan lojë të mençur duke bllokuar hapësirat e mysafirëve dhe duke ruajtur mirë rezultatin minimal.

-Advertisement-

Me epërsinë 1-0 të Flamurtarit përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe në pjesën e dytë Flamurtari pati iniciativën por edhe ruajti mirë rezultatin duke mos rrezikuar.

Kur të gjithë po mendonin se ndeshja do të përfundonte me fitoren e vendasve, kështu nuk mendoi portieri i mysafirëve Altik Muhaxhiri i cili doli në sulm për ta mbështetur skuadrën nga rivënia këndore.

Muhaxhiri arriti të shënoj gol dhe kësisoj ta shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.

Pas këtij barazimi skuadra kryeqytetase në Superligë dhe ka grumbulluar shtatë pikë, ndërsa Vëllaznimi ndodhet në pozitën e nëntë me 14 pikë të tubuara.

Në ndeshjen e radhës, Flamurtari do të luaj përsëri në shtëpi ku do ta presë Trepçën ’89, ndërsa Vëllaznimi do të luaj në udhëtim te Liria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera